GUIDE TURISTIKE & COMERCIALE

PERMBAJTJA E GUIDES
Faqa kryesore
Monumentet antik ne Sarande
Foto nga Saranda
Hotele dhe Bar
Agjensi turistike
Restorante, Piceri
Farmaci, Noteri, Sallone Bukurie, Mobilieri, Banka
Pub-e dhe Disko
Stafi i guides
www.vlora-guide.com

KONTAKTO
Si mund te na kontaktoni.
Adress:
tel/fax: +355 33 25 434
Mob: 068 20 65 723
Email: maskaj@vlora-guide.com
Web:www.vlora-guide.com
www.saranda-guide.com

Klikoni numrat e meposhtem per te pare hotelet e tjere

Faqe 1 2 3 4 5

AULONA
Click to enlarge Mos humbisni rastin të provoni kënaqësinë që të sjell Hotel-Bar-Restorant AULONA, i pozicionuar buzë rrugës së katërt. Hoteli vë në dispozicion të klientëve 12 dhoma dhe 2 apartamente me gatim, dhomat të pajisura me TV, ajër të kondicionuar, frigo-bar dhe me pamje nga deti. Ofron bar-restorant-piceri. Këtu mund të shijoni një larmi gatimesh gjithmonë të freskëta dhe të servirura mjaft mirë. Distanca nga deti 100 m, distanca nga rruga: buzë rrugës, parkim. Çmimi në sezon 15 mijë lekë +mëngjezin, pension i plotë 18 Euro personi, gjysëm pension 15 Euro personi. Jashtë sezonit: 10 mijë lekë personi + mëngjezin, për grupe 12-15 Euro personi pension i plotë.
Rruga Nr 4, L. Nr 1 Sarandë
hotelaulona@hotmail.com
Tel/Fax: +355 85 23155
Mob: 0692326755

ONHEZMI
Click to enlarge I rrethuar nga një ambjent i gjelbëruar dhe shumë natyral hotel Onhezmi ndodhet vetëm 30 m larg detit, nga ku mund të shijoni mbrëmjet e mrekullueshme të gjirit të Sarandës dhe pamjen e Ishullit të Kofruzit. Onhezmi një emër i lidhur me hershmërinë e Sarandës si qytet dhe me elementët e mobilimit që të fusin më pranë kësaj bote. Disponon 8 dhoma me ajër të kondicionuar, TV, minibar pjesa më e madhe me pamje nga deti. Bar-restorant, plazh. Pranë rrugës. Çmimi në sezon: 3500 lekë për dy persona, jashtë sezonit: 2500 lekë për 2 persona.
Rr. Mitat Hoxha, L. Nr 4 (mbi portin)
Tel: +355 85 23174

KOMPLEKSI JONI
Click to enlarge Me vendndodhje në lagjen kodër, gjëndet buzë detit. Me një siperfaqe rreth 5 mijëmetërkatror ofron shërbime komplekse si:bar-restorant, Hotel, diskotekë, kalçeto, plazh, parkim, ambjente të gjelbëruara. Vë në dispozicion të klientëve 22 dhoma të mobiluara mirë me TV, ajër të kondicionuar, telefon. Çmimi 30 Euro+mëngjezin.
L. Kodër
Tel: +355 85 26212
Mob:0692087610

HOLPITALITA DI HOUSE
Click to enlarge Ndodhet në lagjen Nr 3, ambjent i qetë dhe tepër i përshtatshëm për një pushim familjar. Disponon 12 dhoma 7 prej të cilave janë dopio, 2 dhoma 2+1, 3 dhoma 1+1. Dhomat të pajisura me Kondicioner, TV, frigo-bar dhe me ambjent shumë të mirë gatimi. Në çmimet e arsyeshme të fjetjes ofrohet edhe mëngjezi. Parkim i bollshëm
L. Nr 3, Pranë Spitalit Anglez.
Tel/Fax: +355 85 25033
Mob: 0692094030 0692129360
E-mail: terini@-albmail.com

NERTILI
Click to enlarge Ndodhet në rrugën që të çon në Kanalin e Çukës në anën e poshtme buzë detit, era e të cilit ju mbush mushkëritë, ju ofron nje panoramë të mrekullueshme të gjirit të Korfuzit. Disponon 22 dhoma të gjitha janë me pamje nga deti të pajisura me TV, kondicioner. Hoteli shquhet për gatimet speciale si të produkteve te mishit dhe frutave të freskëta të detit. Hoteli disponon plazh të kompletuar me çadra dhe shezllone. Çmimi në sezon: 4000 lekë, jashtë sezonit: 2000 lekë.
Rr. Sarande-Butrint, Km 1 i zonës turistike te qytetit
Tel/Fax: +355 85 26 234
Mob: 0692094039
E-mail: nertilihotel@yahoo.com

SEJKO
Click to enlarge Ndodhet fare pranë detit me një plazh të kompletuar, dhe pishinë për fëmijë dhe të rritur. Disponon 18 dhoma me mobilim të këndshëm, ku do të gjeni TV, kondicioner, minibar në çmimin e fjetjes përfshihet edhe mëngjezi. Në katin e parë të hotelit ndodhet edhe Bar-Restorant Oresti që shquhet për një kuzhinë tepër të veçantë.
L. Butrint
Tel: +355 85 26189

Copyright 2003-2005 "Merkatino" Studio. Rezervohen te drejtat e autorit ndalohet kopimi, riprodhimi apo modifikimi te materialeve te kesaj adrese pa lejen e autorit.