FOINIKE
Eshtë një ndërtim tipik me gurë dhe dru. Ndodhet në Karahaxh në mes të rrepeve i rrethuar nga një ambjent tërësisht natyral pranë zonës arkeologjike të Finiqit. Nga para ndodhet liqeni natyral me mjelma që është një vend perfekt dhe e bën më të vecantë drekën apo darkën tuaj. Restoranti ofron ushqim tradicional shqiptar ku mund të shijoni pjatat tipike të zonës (Japrak, Rrolo Patëllxhani, Mish gici i skuqur dhe i shuar me verë, si dhe frutat e detit të freskëta). Shijoni të freskëta specialitetet e mrekullueshme shqiptare dhe ballkanase të mishit dhe produkteve të detit. Kjo bëhet më e këndshme në ambjentet e qeta dhe komode brenda dhe jashtë në natyrë. Organizon koktejle, festa për grupe.
Rrepet e Karahaxhit
Mob: 0692313477 0692850233
0030697791773
PARADISE (Vaso Gjoni)
Me një ambjent komod dhe tepër shlodhës brenda dhe jashtë restorantit, ndodhet buzë detit gjë që e bën dhe më tërheqës dhe më të frekuentuar nga vendas dhe të huaj. Ju ofron specialitete të kuzhinës tradicionale gërshetuar me cilësinë e produkteve të freskëta të detit të servirura me shumë stil. Disa nga pjatat tipike që mund të shijoni pranë ketij restoranti janë: Antipastë me fruta deti, Midhje të mbushura furre, Karkalec saganaq, fileto ala krem, Eksallop të mbushur, Shnicel.
L. Nr 1, Rruga Sarandë-Ksamil, pranë hotel Butrintit.
Tel: +355 852 3292
Mob: 0692767914
ORESTI
Shije dhe kënaqësi pa fund. Ju ofron specialitetet e mrekullueshme të kuzhinës mesdhetare gërshetuar me cilësinë e produkteve ballkanase. Çdo fundjavë muzikë live, në ambjentet tepër relaksuese brënda dhe pranë pishinës buzë detit. Të gjitha gatimet kanë përbërës të freskët dhe me cilësi të lartë të servirura nga një personel i përzgjedhur.
Buzë Rrugës nacionale Sarandë-Butrint në zonën turistike të Sarandës
Tel: +355 8526189
Mob: 0692879608
NERTILI
Pranë taverna “NERTILI”, e njohur në gjithë Sarandën për gatimet speciale me një personel të përzgjedhur dhe me kuzhinier me eksperiencë të testuar, mund të shijoni prodhimet e mishit dhe prodhimet e fresketa të detit që nuk mungojnë në asnjë çast.
Ne rrugën nacionale Sarandë-Butrint në km e I-rë
Tel: +355 852 62 34
Mob: 0692094039
ANDON LAPA I
Me vendodhje në lagjen kodër buzë detit me ambjente tepër të qeta dhe relaksuese. Këtu mund të shijoni specialitetet e mrekullueshme të kuzhinës shqiptare si dhe prodhime deti gjithmonë të freskëta.
L. Kodër
Tel: +355 85 23804
Mob: 0692288876
0692249385
MEDITERRANE
Ndodhet në kodër, ofron ambjente të këndshme brënda dhe jashtë në natyrë buzë detit. Mund të shijoni një larmi gatimesh me bazë prodhimet e mishit dhe të detit. Menu e pasur me verëra të zgjedhura vendi dhe të huaja.
Tel: +355 85 22839
Mob: 0692094045
Sarandë
Piceria CIAO
pranë Portit detar
Piceri EVANGJELLOS
Bulevardi kryesor
Piceri LIMANI
Pranë Limanit të qytetit
Pjata qe mund te shijoni ne restorantet
Antipastë me fruta deti: mund të pregatitet si sallatë e skuqur e skarës, pregatitet me oktapod, kallamar, karkaleca, midhje.
Midhje të mbushura në furrë me guaskë: pregatitet e mbushur me hudhra, majdanoz dhe djathë kaçkavall.
Karkalec saganaq: pregatitet me hudhra, domate, të grira dhe krem qumështi në këtë mënyrë mund të pregatitet dhe oktapodi, kallamari, ostakoja.
Fileto alla krem: kalohet në miell skuqet me gjalp në fund shuhet me verë.
Eksallop të mbushur: mbushet me erëza, hudhra, djathë kaçkavall dhe gogozhare të grira, e mbledh role e kalon në miell skuqet me gjalp, shuhet me verë.
Shnicel: e kalon në miell, vezë dhe galetë dhe skuqet në furrë me krem qumështi.
|